Testohet rrjeti 5G

Testohet rrjeti 5G

Qualcomm ka demonstruar shpejtësinë e internetit prej 1 gigabajt për sekondë duke përdorur një çip të rrjetit të internetit 5G.

Prodhuesi i çipave ka deklaruar se kjo është hera e parë që shihet një funksionim i internetit 5G në një pajisje mobile.

Gjenerata e pestë e internetit nuk ekziston akoma, por premton shpejtësi shumë më të madhe, shkruan albinfo.ch.

Qualcomm e ka përshkruar këtë demonstrim si “moment historik”.

Shpejtësia me të cilën u testua kjo pajisje mundëson që një program televiziv me kohëzgjatje një orë të shkarkohet për më pak se gjashtë sekonda.