Testohet rezistenca e iPhone 7

Në një video të postuar në youtube, shihet se si iPhone 7 është rezistent nda gërvishtjeve, ngrohjes me temperaturë të lartë dhe përkuljeve të forta.

Testohet rezistenca e iPhone 7

Këtë vërtetim e ka bërë një djalosh i quajtur Jerry Rig Everthing, ku e ka publikuar një video duke bërë provë për testimin e fortësisë të iPhone 7.

Ekrani fillonte dhe gërvishtej në nivelin e 6 të fortësisë, ndërsa këllëfi i jashtëm prej alumini ia dilte me gërvishtjet e çelësave, por maja të mprehta si brisku mund ta dëmtonin kollaj.

Po ashtu edhe kamera rezultoi shumë e fortë pasi brisku nuk e gërvishte, vetëm materiale që i përgjigjeshin nivelit të 6 të fortësisë mund ta dëmtonin.

Megjithatë jo aq e fortë sa pretendon Apple, pasi ajo tha se kamera ishte e veshur me material safiri i cili mund të durojë edhe shkallë të tilla fortësie.

Gjithashtu iPhone 7 i rezistoi mjaft mirë testit të përkuljes dhe rezultoi më i fortë se iPhone 6./Insajderi.com