Testi i arritshmërisë raportohet në polici

Testi i arritshmërisë raportohet në polici

Këshilltari i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes së informatave, ka pasur takim në ministri dhe rasti është raportuar në Policinë e Kosovës.

“Ne fillimisht e kemi mbajtur një takim në ministri, me departamentin përkatës dhe pas atij takimi, drejtori i departamentit të arsimit parauniversitar i është drejtuar policisë dhe policia tash i merr masat. Ne i kemi marrë masat me atë që e kemi pa, mbetet të shihet. Vetë fakti që ishte aktiv gjatë gjithë kohës dhe nxënësit postonin testin, gjasat janë që është i njëjti. Testet janë në terren të gjitha”, ka thënë  Gashi, për Kallxo.com

Insajderi raportoi për “traditën” e kopjimit në testet shtetërore, përmes rrjeteve sociale.

Nxënësit e klasave të nënta që sot janë duke iu nënshtruar testit të arritshmërisë, menjëherë kanë kërkuar ndihmë në kohë reale nga rrjetet sociale për pyetet e testit.

Testimi për semimaturantët ka filluar në ora 10:00 ku janë dike iu nënshtruar 26 mijë e 949 nxënës në gjithë Kosovën.