Tesla Model 3 vjen në një variant me performancë të lartë

Tesla Model 3 vjen në një variant me performancë të lartë

Një variant i modifikuar i Model 3 me performancë më të lartë të trashëguara nga Model S, do të jetë i disponueshëm gjatë vitit bëri të ditur kompania.

Tesla Model 3 do të bëhet akoma edhe më e shpejtë tha shefi ekzekutiv i kompanisë Elon Musk.

Një variant i modifikuar i Model 3 me performancë më të lartë të trashëguara nga Model S, do të jetë i disponueshëm gjatë vitit bëri të ditur kompania.

Megjithatë Musk u shpreh se konsumatorët nuk duhet të presin që kjo makinë të thyejë rekordet e Model S sepse ky i fundit është në gjëndje të akomodojë bateri më të madhe.

Megjithatë ky njoftim mund të godasë konsumatorët të cilët tashmë kanë porositur makinat e tyre. Gjithashtu nuk dihen opsionet që do të ofrojë Tesla për blerësit e rinj të këtij modeli.

Vetmja gjë që dimë me variantin e ri është jetëgjatësia e baterisë prej 346 kilometrash me një ngarkim të vetëm dhe se do të kushtojë 35,000 dollar për modelin bazë. Do të ketë të gjithë harduerin e nevojshëm në mënyrë që të vetëdrejtohet.