Terry: Kjo është arsyeja pse po largohem nga Chelsea

John Terry ka marrë vendim të largohet nga Chelsea për shkak të hapësirave të limituara në formacion.

Terry: Kjo është arsyeja pse po largohem nga Chelsea

Chelsea ka njoftuar se kapiteni i klubit, John Terry do të largohet nga skuadra në përfundim të këtij stinori.

Terry ka thënë se e ka marrë vendimin të largohet nga klubi për shkak të hapësirave të limituara në formacion.

Ish-reprezentuesi i Anglisë, i cili numëron 713 paraqitje me klubin londinez, ka zhvilluar vetëm 4 ndeshje këtë stinor në Premier Ligë.

“Ndjehem se mund të japë ende shumë në fushë por e kuptoj se mundësitë këtu tek Chelsea do të jenë të limituara për mua”, ka thënë Terry, raporton BBC.

Terry kishte debutuar me Chelsean në vitin 1998, dhe që atëherë ka shënuar 66 gola për klubin. /Insajderi.com