“s" />

Tërmkolli pyet opozitën: A jeni me Amerikën a me Rusinë

Tërmkolli pyet opozitën: A jeni me Amerikën a me Rusinë

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit të cilën e ka publikuar Insajderi e në të cilën ai thotë se “shqiptarët nuk i duan amerikanët dhe Amerikën”, duke i pyetur opozitën se a janë me Amerikën apo me Rusinë.

“Sot ka ardhë puna a jemi me Amerikën a me Rusinë. Ne jemi me Amerikën. Ku ka more shqiptarë që nuk e donë Amerikën”, ka thënë Tërmkolli.

Sipas deptuetët së LDK-së, opozita nuk e do dhe nuk e njeh shtetin e as simbolet e Kosovës.

“Ju po e shkatërroni këtë shtet po e rrënoni Kosovën”, ka thënë Tërmkolli.