Tërmeti godet jugun e Shqipërisë

Tërmeti godet jugun e Shqipërisë

Një tërmet është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në jug të Shqipërisë. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Gjirokastër dhe Sarandë në orën 04.22 të mëngjesit të së shtunës, duke krijuar panik te pushuesit.

Mësohet se fortësia e tërmetit ka qenë me magnitudë 2.9 ballë të shkallës Rihter. Lëkundjet e kanë pasur epiqendrën në Gjirokastër por janë ndjerë edhe në zonat përreth. Fatmirësisht nuk flitet për dëme materiale dhe as të lënduar në njerëz.