Regjistrohet një tjetër tërmet në Shkup

Një tërmet i ri mjaft i fuqishëm dridhi sonte, në orën 19:53 rajonin e Shkupit. Tërmeti ka qenë me fuqi 4,8 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Regjistrohet një tjetër tërmet në Shkup

Epiqendra është vetëm katër kilometra në veriperëndim të Shkupit, në thellësi prej 5 kilometrave.

Shkupin po e dridhin tërmete që nga mëngjesi i djeshëm, ndërsa ky është i dyti më i fuqishmi pas atij të pasdites së djeshme, që kishte fuqinë 5,3 ballë.

Që nga mëngjesi i djeshëm rajonin e Shkupit e goditën rreth 15 tërmete. Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh te popullata lokale.

Janë raportuar dëme të shumta, ndërsa shumë njerëz tqë nga dita e djeshme po hezitojnë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe po e kalojn edhe natën e dytë në qiell të hapur.  /Insajderi.com