Lëkundjet u regjistruan rreth orës 17:00, 6 kilometra larg qyteti" />

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Një tjetër tërmet ka lëkundur territorin shqiptar, kësaj here në zonën e Elbasanit.

Lëkundjet u regjistruan rreth orës 17:00, 6 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Magnituda e tërmetit ka qenë relativisht e vogël, me 3.6 ballë të shkallës Rihter dhe në një thellësi prej rreth 2 kilometrash.

Mbrëmjen e djeshme një tjetër tërmet i këtyre përmasave goditi zonën e Gjirit të Lalzit, e cila ka qenë veçanërisht e prekur muajt e fundit nga tërmetet.