Tërmet i fuqishëm në Iran dhe Irak

12.11.2017 23:54
Tërmet i fuqishëm në Iran dhe Irak

Një tërmet i fuqishëm prej 7,2 ballësh tronditi rajonin kufitar mes Iranit dhe Irakut, nga ku raportohen disa viktima.

Epiqendra e tërmetit ishte në thellësinë 34 kilometra në jug të qytetit irakian të Halabjas. Mediat shtetërore iraniane bënë me dije se të paktën 6 persona humbën jetën në qytetin Qasr-e Shirin.

Kanali i lajmeve IRIN në Iran tha se ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti, nga ku raportohet për dëme në të paktën 8 fshatra.

Tërmeti gjithashtu ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike për shumë zona, ndërsa autoritetet po nxitojnë që të zbulojnë shkallën e vërtetë të dëmeve, raporton Top Channel.

Tërmeti u ndie dhe shkaktoi panik deri në kryeqytetin irakian Bagdad, ku raportohet se banorë të shumtë braktisën shtëpitë dhe dolën në rrugë. Edhe mediat kurde lajmërojnë se shumë njerëz në rajonin autonom të Kurdistanit.