Tërhiqet shorti për rrethin e tretë të Kupës së Kosovës, spikasin këto përballje

07.11.2017 15:10
Tërhiqet shorti për rrethin e tretë të Kupës së Kosovës, spikasin këto përballje

Në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK-së), të martën është hedhur shorti për rrethin e tertë të Digit Alb Kupën e Kosovës.

Duke i përshëndetur dhe uruar suksese përfaqësuesve të klubeve kryetari i Komisionit të garave z. Ismet Ahmeti ka sqaruar klubet për mënyrën dhe lartësinë e pagesave për personat zyrtarë.

Në rrethin e tretë janë përfshirë të gjitha klubet e kualifikuara nga rrethi i dytë dhe tash në këtë rreth inkuadrohen edhe 12 klubet e vala Superligës së Kosovës.

Në sfidat e radhës spikasin përballjet Drita-Feronikeli e Flamurtari-Prishtina.

Çiftet e rrethit të tretë

Kosova(P)- Kika
Vllaznia(P) – Llapi
R. Sadiku – Vushtrria
Arbëria(D) – Ratkoci
Istogu – Vitia
Drita- Feronikeli
Ballkani – Trepça
Besa – Trepça 89
Ulpiana – Drenica
Flamurtari – Prishtina
Gjilani – Rinia
Vllaznimi – Behari