Tërhiqet Projektligji për arsimin e lartë

Tërhiqet Projektligji për arsimin e lartë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me propozimin e kryetarit të komisionit për arsim, Nait Hasani, që të tërhiqet Projektligji për arsimin e lartë.

Kërkesën e Hasanit nuk e përkrahu, Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por megjithatë propozimi i Hasanit mori përkrahjen e subjekteve opozitare.

Jo vetëm Gaxheri por edhe deputet të tjerë theksuan nevojën që të projektligji për arsimin e lartë ka nevojë për përmirësim.

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, tha se është e vërtet që ky ligj ka më shumë se një vit që është vonuar dhe nëse Komisioni për arsim vlerëson se kanë nevojë për konsulta tjera, atëherë mund të ndodhin, por ligji nuk ka nevojë të tërhiqet.

Deputetët votuan me 42 vota për tërheqjen e ligjit, ndërkaq 22 ishin kundër./Insajderi.com