Tërhiqet nga aktrimi ylli që fitoi tre çmime Oscar

Tërhiqet nga aktrimi ylli që fitoi tre çmime Oscar

Ylli britanik, i cili mori hov drejt famës me filmat si “Gangs of New York” dhe “The Last of the Mohicans”, nuk ka zbuluar arsyen e pensionimit të befasishëm.

Daniel Day-Lewis ka thënë dorëheqje nga profesioni i aktorit, vendim që ka befasuar botën filmike në Hollywood.

Aktori legjendar, i cili është i vetmi person që ka fituar tre çmime Oscar për aktorin më të mirë, ka konfirmuar tërheqjen në një komunikatë të shkurtë për media.

Ylli britanik, i cili mori hov drejt famës me filmat si “Gangs of New York” dhe “The Last of the Mohicans”, nuk ka zbuluar arsyen e pensionimit të befasishëm, transmeton Koha.net.

“Daniel Day-Lewis nuk do të punojë si aktor. Ai është falënderues ndaj të gjithë bashkëpunuesve dhe audiencës gjatë tërë këtyre viteve. Ky është një vendim privat dhe as aktori apo përfaqësuesit e tij nuk do të komentojnë për këtë gjë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Leslee Dart, përfaqësues ligjor i aktorit./ KultPlus.com

Lexo edhe: PRESIDENCA NUK E DI SE SA SHPENZOJNË ZYRTARËT E SAJ PËR DERIVATE

Presidenca nuk e di se sa shpenzojnë zyrtarët e saj për derivate