Tërhiqen disa prona publike nga privatizimi në Prizren, Klinë dhe Malishevë

Tërhiqen disa prona publike nga privatizimi në Prizren, Klinë dhe Malishevë

Kabineti qeveritar i ka miratuar tri kërkesa të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në bazë të kërkesave të komunave përkatëse për tërheqjen nga procesi i privatizimit të pronave të paluajtshme, për nevojat zhvillimore të komunave, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Në Komunën e Prizrenit do të bëhet tërheqja e pronës  së ish-Ndërmarrjes Shoqërore “Kino Bistrica” dhe të Ekonomisë Pyjore dhe kthimi i tyre në pronësi të komunës, ashtu sikurse në Klinë ku do të bëhet tërheqja nga procesi i privatizimit i pronave të ish-Ndërmarrjes Shoqërore “KBI Malishgani” dhe të kompanisë Boksitet e Kosovës dhe kthimi i tyre ne pronësi të komunës së Klinës.

Ndërkaq në Malishevë, komunës do t’i kthehen në pronësi, pronat e ish-Ndërmarrjes Shoqërore “OPB Mirusha”.