Ter Stegen pret penalltinë, Barcelona fiton Superkupën, Messi thyen rekord

Ter Stegen pret penalltinë,  Barcelona fiton Superkupën, Messi thyen rekord

Barcelona ka shënuar fitore 2:1 në ndeshjen e Superkupës së Spanjës ndaj Sevilës duke e nisur me torfe të fituar sezonin 2018/19, në të cilin edhe ashtu hyn si fitues aktual i La Ligas dhe Kupës së Mbretit.

Ndeshja u zhvillua në Tanxhir të Marokut, në terren neutral, një vendim ky i Federatës Spanjolle të Futbollit që për herë të parë ta zhvillojë këtë ndeshje jashtë Spanjës dhe në këtë format, meqë më herët është luajtur vajtje – ardhje.

Arsye për këtë ka qenë ngarkesa në orar pas Kampionatit Botëror dhe përkrahja që Spanja i kishte dhënë fushatë së Marokut për të organizuar Botërorin 2026, duke dashur që ky shtet të promovohet si nikoqir i ngjarjeve të mëdha të futbollit.

Lexoni raportin e plotë dhe shikoni momentet më interesante.