Tenton të hyjë në stadium pa biletë, por shikoni se çfarë i ndodh

Tenton të hyjë në stadium pa biletë, por shikoni se çfarë i ndodh

Ne të gjithë kemi qenë atje, në stadium, duke u përpjekur për të pasur një pamje sa më të mirë të lojës së futbollit.

Por, që të tentosh ta bësh këtë duke kaluar përmes një vrime të hapur në mur, kjo ka ndodhur vetëm në Argjentinë, këtë fundjavë.

Në fakt, tifozi ka mbetur mbërthyer brenda një muri në një stadium futbolli për gjashtë minuta. Incidenti ndodhi të dielën në shtëpinë e Boca Juniors, “Bombonera”.

Një nga tribunat e stadiumit ka një vrimë, në atë që tifozët mund të zvarriten për të arritur në një pjesë të ndryshme të arenës, brenda saj. Megjithatë, një tifoz i etur arriti të ngjitej në mur, ndërsa përpiqej ta depërtonte atë përmes një vrime, ku nuk mund të kalonte trupi i tij.

Dhe momenti u kap në kamera. Tifozi, sipas mediave vendase në Argjentinë, kishte veshur një palë tuta dhe papritur vuri re se ishte i mbërthyer në gjysmë të rrugës, me gjysmën e trupit brenda dhe gjysmën tjetër jashtë.

Në ankth, ai thirri miqtë e tij, të cilët, në vend që të ndërmerrnin shpejt një operacion shpëtimi për ta liruar, zgjodhën ta filmonin incidentin duke qeshur.

Tifozi më në fund u tërhoq nga këmbët dhe me shumë vështirësi dhe dhimbje arriti të dalë nga muri i stadiumit. Një çmenduri e vërtetë e një tifozi futbolli për ta parë skuadrën e zemrës, që mund t’i kushtonte edhe jetën.