Një person në Gllogoc ka plagosur me armë zjarri vëllanë e gruas së vet. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
I dyshuar me veturën e tipit Mercedes është larguar në drejtim të panjohur.
Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë. Në raportin e policisë nuk përmendën shkaqet se përse ka ardhur deri te ky rast./Insajderi.com