Policia pakistaneze arrestoi një grua të sapomartuar, nën akuzën se duke tentuar të helmojë burrin me qumësht ka vrarë 17 anëtarë të tjerë të familjes, raporton Anadol" />

Tenton për të helmuar bashkëshortin, vret 17 persona

Tenton për të helmuar bashkëshortin, vret 17 persona

Policia pakistaneze arrestoi një grua të sapomartuar, nën akuzën se duke tentuar të helmojë burrin me qumësht ka vrarë 17 anëtarë të tjerë të familjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i policisë lokale, Sohail Habib Tajak, tha se gjyqtari lejoi policinë të merrte në pyetje gruan për të mësuar nëse vendimi për të helmuar burrin ishte i saj apo partneri i saj e detyroi.

Tajak theksoi se gruaja u martua kundër vullnetit të saj në shtator në një fshat pranë qytetit Ali Pura, 100 kilometra në jug të Multanit, në krahinën lindore të Punxhab-it. Ai tha se ajo nuk ishte e kënaqur me martesën dhe se donte të kthehej në shtëpinë e prindërve të saj.

Ajo thuhet se mori helmin nga i dashuri i saj javën e kaluar dhe e ka përzirë me qumësht për burrin e saj, i cili nuk donte ta konsumonte. Megjithatë, vjehrra e saj më vonë përdori qumështin për të bërë pijen tradicionale të kosit dhe i shërbeu një grupi prej 27 anëtarësh të familjes më të gjerë, që humbën vetëdijen dhe më pas u dërguan në spital.

Zyrtari i policisë tha se prej tyre 17 humbën jetën si pasojë e helmimit, ndërsa 10 të tjerë ndodhen në trajtim.

E akuzuara të martën doli para gjykatës në Muzaffararh, kurse gazetarëve u tha se nuk ishte e kënaqur me vendimin e prindërve të saj për ta martuar pa vullnetin e saj.