Tentohet të digjet Qendra e Mjekësisë Familjare në veri të Mitrovicës

Tentohet të digjet Qendra e Mjekësisë Familjare në veri të Mitrovicës

Në mëngjesin e sotëm në lagjen “Kodra e Minatorëve”, në Mitrovicë është sulmuar Qendra e Mjekësisë Familjare.

Persona ende të panjohur kanë tentuar që ta djegin objektin i cili është edhe shkollë edhe ambulantë.  Por si pasojë kanë mbetur të thyer vetëm xhamat e objektit.

Zëdhënësi në Policinë e Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi, ku ka thënë se “objekti është gjuajtur me gurë fillimisht dhe është dëmtuar ku edhe janë thyer xhamat. Është tentuar t’i vihet flakë por nuk është arritur dhe nuk ka të lënduar”.

Ndërsa deri më tani Hoti bëri të ditur se nuk ka persona të dyshuar lidhur me rastin.

Nuk është hera e parë që kjo Qendër e Mjekësisë Familjare sulmohet, ngjarja e fundit që ka ndodhur është vitin e kaluar. /Insajderi.com