Tentimi i pestë për ta votuar demarkacionin

Tentimi i pestë për ta votuar demarkacionin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë duke u kthyer përsëri në seancë për herë të pestë, pasi që katër tentimet e më hershme kanë dështuar për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës.

Deri më tani shtatë deputetë të VV-së janë arrestuar për shkak te hedhjes së gazit lotsjellës. Në anën tjetër Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për t’iu bashkuar ish-kolegëve.

Të dorëhequrit kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë këtë marrëveshje vetëm me anë të votës kundër.