Tentim dhunime në Burgun e Dubravës

Tentim dhunime në Burgun e Dubravës

Në burgun e Dubravës gjatë vitit 2016 janë pranuar  870 të burgosur të rinj, por aty nuk bëhet kurrfarë seleksionimi.

Kështu në të njëjtën qeli për një afat deri në 28 ditë, dënimin mund ta vuajnë në të njëjtën dhomë si ata me dënim të gjatë edhe ata që mundë të jenë dënuar për ndonjë vepër të lehtë si borxh apo kundërvajtje.

Kjo gjë po shkakton telashe dhe dhunime brenda qelive. Sipas drejtorit të burgut të Dubravës, Ismail Dibrani, kjo i ka sjellë atyre disa incidente.

“Fatkeqësisht nuk kemi ndonjë rast shumë serioz, por ka edhe incidente. Kjo pasi në një qeli për një muaj mund të qëndrojnë të burgosur që kanë denime të gjata, me ata që kanë dënime të shkurtra”, thotë Dibrani.

Klan Kosova ka mësuar se kohë më parë këtu kishte pasur edhe një përpjekje dhunimi që ishte parandaluar nga gardianët. Ndonëse për këtë autoritetet nuk flasin.

Aktualisht në burgun e Dubravës vuajnë dënimin 800 persona të dënuar për krime të ndryshme.

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/yGfTpfz51yI”]