Gazetari gjerman që po mbahet në burgjet turke: Ju rrëfej pse Erdogani është frikacak

Gazetari gjerman që po mbahet në burgjet turke: Ju rrëfej pse Erdogani është frikacak

Deniz Yücel është arrestuar nga policia turke për “propagandë terroriste dhe nxitje të urrejtjes” në muajin shkurt të këtij viti, dhe izolimi i gazetarëve nga Erdogani do të ishtë një turp i madh historik, shkruan e përditshmja gjermane Die Tageszeitung.

“Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është i frikësuar, sepse ai e di se çfarë ndodhë më të nëse humbet fuqinë”, tha gazetari gjerman Deniz Yücel në intervistën e tij të parë nga burgu në Turqi.

Rasti është një burim i tensionit diplomatik midis Berlinit dhe Ankarasë. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha në shkurt se paraburgimi i Yücel ishte “paraburgim i hidhur dhe zhgënjyes”.

Korrespondenti 44-vjeçar mban një pasaportë turke dhe gjermane dhe është quajtur “një agjent terrorist” dhe një “Spiun gjerman” nga Erdoğan.

Yücel intervistën e ka bërë përmes avokatëve të tij, sepse ai po mbahet në izolim.

Gazetari ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut kundër një vendimi të gjykatësve turq për ta mbajtur atë në paraburgim. Pas disa vonesave, gjykata ka vendosur një afat kohor nga 28 nëntor për Turqinë që të jep përgjigje.