Tensionet Turqi-Holandë, anulohet binjakëzimi i dy qyteteve

Tensionet Turqi-Holandë, anulohet binjakëzimi i dy qyteteve

Qyteti i Stambollit ka shfuqizuar sot protokollin e binjakëzimit me qytetin holandez Roterdam.

Kuvendi i Qytetit në seancën e sotme unanimisht ka votuar vendimin me të cilin shfuqizohet protokolli i nënshkruar më herët për binjakëzimin e Rotterdamit.

Ky hap i autoriteteve të qytetit të Stambollit vijoi si kundërpërgjigje ndaj rastit të së shtunës që ndodhi në Rotterdam.

Autoritetet holandeze të shtunën anuluan mikpritjen e shefit të diplomacisë turke Mevlüt Çavuşoğlu, ndërsa po të njëjtën ditë parandaluan edhe ministren turke të Familjes dhe Politikës Sociale Fatma Betul Sayan Kaya me qëllim që të vizitojë konsullatën turke në Roterdam.

Policia e deportoi në Gjermani ministren Kaya, ndërsa qytetarët turq u mblodhën para konsullatës për të protestuar kundër këtij akti, raporton Anadolu Agency.

Policia në godinën e konsullatës ka mbajtur të mbyllur diplomatët turq ndërsa me përdorim të forcës në mënyrë brutale ka intervenuar edhe ndaj demonstruesve të mbledhur.

Skandali shkaktoi reagim të ashpër të Ankarasë zyrtare, ndërsa shtetasit turq protestuan para zyrës diplomatike holandeze në Turqi dhe vendet tjera.