Tensionet diplomatike në mes të Izraelit dhe Turqisë i shkaktoi djali i kryeministrit

Me publikim kontrovers në Instagram ai e ngjalli krizën diplomatike për shkak të masakrës në Gazë.

Tensionet diplomatike në mes të Izraelit dhe Turqisë i shkaktoi djali i kryeministrit

Djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Yair, e ka publikuar në Instagram një post ku shkruan “Q***** Turqinë”, pas konfliktit diplomatik  në mes të dy shteteve për shkak të masakrës e cila ndodhi të hënën në Gazë.

Yair Netanyahu kishte publikuar në Instagram një fotografi-rrëfim e cila duket si flamuri turk – me prapavijë të kuqe me germa të bardha me gjysmëhënë dhe yll. Por gjysmëhëna në këtë rast ka paraqitur germën “c” në fjalën “f*ck”, transmeton Insajderi.com.

Postimi kontrovers është publikuar pasi Turqia e ka dëbuar ambasadorin izraelit Eitan Naeh nga Ankara si përgjigje për vrasje të 60 palestinezëve në protestat masive të mbajtura në Rripin e Gazës të hënën.

Ankaraja njëkohësisht e ka tërheqë ambasadorin e vet nga Tel Avivi, si dhe ambasadorin nga SHBA.

Kryetari turk Recep Tayyip Erdogan e sulmoi Netanyahun, duke e quajtur “kryeministër të aparteidit” dhe ka konstatuar se duart i ka me gjak të palestinezëve.

Netanyahu i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë, se duart e Erdoganit janë me gjak të kurdëve në Turqi dhe Siri.

Pas publikimit, Yair e ka fshirë postimin nga llogaria e vet, por “screenshot” i publikimit të tij u përhap shpejtë nëpër rrjete sociale.

Zëdhënësi i Netanyahut ka komentuar se si “Yahir Netanyahu është person privat si dhe llogaria e tij në Instagram”./Insajderi.com.