Tenderi për të cilin u kërcënua shefi i OSHP-së kthehet në rivlerësim

Tenderi për të cilin u kërcënua shefi i OSHP-së kthehet në rivlerësim

Kërcënimet e biznesmenit Naim Sallahu dhe zyrtarit të shtetit Shaban Lushtaku ndaj shefit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, për tenderin 21 milionësh për ndërtimin e një pjese të autostradës Prishtinë-Gjilan, nuk kanë kryer punë. OSHP-ja ka rikthyer në rivlerësim  këtë pjesë të tenderit dhe të gjithë tenderin për ndërtimin e autostradës

Biznesmeni Naim Sallahu i cili gjendet në paraburgim për shkak se kanosi dhe kërcënoi shefin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, Blerim Dina, ka marrë edhe një lajm të keq. Tenderin të cilin e kishte fituar, për ndërtimin e një pjese të autostradës Prishtinë-Gjilan, është kthyer në rivlerësim.

Insajderi kishte raportuar me 16 tetor rrëfimin e shefit të OSHP-së, Blerim Dina, i cili thoshte se në një rrugicë në kryeqytet ishte ndalur nga biznesmeni Naim Sallahu, pronar i kompanisë “Sallahu” dhe një tjetër person tjetër i kishin kërkuar që të takohej me kryetarin tashmë në ikje të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Video Ekskluzive nga kamerat e sigurisë: Frikësimi i shefit të OSHP-sëhttp://www.insajderi.com/hulumtime/gjashte-oret-e-tmerrit-per-shefin-e-oshp-se-frikesimi-sami-lushtaku-dhe-tenderet-milionesh/

Posted by Insajderi on Tuesday, 17 October 2017

Sallahu dhe Lushtaku i kishin mohuar përfshirjen në këtë histori duke thënë se as nuk njihen mes vete, teksa një ditë pas kësaj, Insajderi kishte publikuar videon nga hyrja e kompleksit banesor ku jeton Dina. Aty ai shihet teksa me nguti hyn në lift e fill pas tij një person i panjohur së bashku me zyrtarin e shtetit, Shaban Lushtaku, kushëri i Sami Lushtakut, kishte shkuar direkt tek banesa e Dinës për ti kërkuar takim.

Shaban Lushtaku dhe Sallahu ishin arrestuar dy ditë më pas dhe u ishte caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Tenderi për autostradën që lidh kryeqytetin me Gjilanin deri tek Dheu i Bardhë që sipas dosjes tenderuese njihet si “Ndërtimi i autoudhës A7.1- Kryqëzimi në disnivel A6/A7.1 (Banullë)- Dheu i Bardhë- Pjesa : Kryqëzimi në disnivel A6/A7.1 (Banullë)- Udhëkryqi- Bresalc- L=22.31km”, është i ndarë në VIII lote.

Lotin V e kishte fituar kompania “Sallahu” pronë e Naim Sallahut.

Për shkak të natyrës komplekse të tenderit i cili është fituar nga shumë kompani dhe ndaj së cilës janë ankuar afro 13 kompani të ndryshme./Insajderi.com

Ngjarjet që quan në arrestimin e kushëririt të Sami Lushtakut për kërcënim ndaj shefit të OSHP-së

Posted by Insajderi on Wednesday, 18 October 2017