Temperaturat gjatë fundjavës, sipas Institutit Hidrometeorologjik

Temperaturat gjatë fundjavës, sipas Institutit Hidrometeorologjik

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe intervale me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin të shtunën deri 33 gradë Celsius, kurse të dielën  rreth 22 gradë Celsius

Vranësirat nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe reshje shiu, transmeton lajmi.net.

“Në territore të vogla ka rrezik që të bie breshër i shoqëruar edhe me erëra nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, ku shpejtësia e saj  mund të arrijë mbi 12m/s. Edhe në fushat termike do të ketë ulje për disa gradë Celsius”, thuhet aty.