Temperaturat e larta rrisin numrin e pacientëve në emergjencë

Temperaturat e larta rrisin numrin e pacientëve në emergjencë

Kosova, Ballkani dhe vendet e tjera janë përshirë nga vala e temperaturave të larta dhe për këtë është shtuar edhe numri i të sëmurëve dhe atyre që vizitojnë institucionet shëndetësore.

Basri Lenjani drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK, tha se ndikimi temperaturave të larta, që janë tani në Kosovë, Ballkan e Evropë, ndikojnë në gjendjen shëndetësore.

“Nga këto temperatura rritet numri i të sëmurëve. Këtë vit ka pasur numër rekord i pacientëve që vizitojnë klinikën emergjente”, tha ai sot për RTK.

Sipas tij nga këto temperatura ka atakime në organizëm dhe çrregullime, si probleme me zemër, organet e frymarrjes etj. Lenjani tha se kategoria më e atakuar janë të moshuarit. Ai tha se këta persona duhet të konsultohen me mjekun familjar.