Temperaturat deri në 22 gradë, ngrohja qendrore nuk ndalet deri më 15 prill

Qytetarët e Prishtinës do të paguajnë ngrohtoren e qytetit deri më 15 prill pavarësisht se s’kanë fare nevojë në këtë kohë të kenë ngrohje për shkak të temperaturave të larta. Zyrtarët e Termokosit kanë thënë se ndërprerja dhe fillimi i ngrohjes është rregulluar me ligj. Fillon më 15 tetor dhe përfundon në gjysmën e muajit prill.

Temperaturat deri në 22 gradë, ngrohja qendrore nuk ndalet deri më 15 prill

Përveç temperaturave të larta të gjithë qytetarët e Prishtinës që janë të kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore “Termokos”,  po vazhdojnë të ngrohen edhe më tutje nga kjo ngrohtore.

Sipas parashikimi të motit temperatura të ngjashme pritet të jenë edhe gjatë ditëve në vijim, nga çka nënkuptohet se këta qytetarë do të përballen me një nxehtësi edhe më të madhe sepse ngrohtoret nuk do të ndalen të paktën edhe dy javë, shkruan Express.

Zëdhënësja e ngrohtores “Termokos”, Afërdita Uka – Fejzullahu, ka thënë se lëshimi dhe ndajla e ngrohtores është e rregulluar me ligj, ndërsa për shkak të vikendit, Uka ka kërkuar që për detaje të tjera të kontaktohet ditën e hënë.

Përndryshe qytetarë të shumtë po ankohen për ngrohje sepse sipas tyre në këto temperatura nuk është e nevojshme të ngrohen nga Termokosi.