Televizioni zviceran portretizon ekonominë kosovare me “call center”

Televizioni zviceran portretizon ekonominë kosovare me “call center”

Kosova portretizohet nga televizioni publik i Zvicrës, SRF, në gjuhën gjermane, përmes kompanisë Baruti, që drejtohet nga Drenusha Shala, e cila nga Kosova kishte ikur për në Zvicër në vitet e krizës në Kosovës, në fund të viteve 90.

Televizioni Zviceran, flet për botën gjermane në qendër të Prishtinës, ku punojnë mbi 260 veta dhe flasin rrjedhshëm gjermanisht. Por, aty flitet edhe për problemet në investime dhe përballjen e Kosovës me një krizë politike në të cilën gjendet, për shkak të përballjes së opozitës me institucionet, e cila kërkon dorëheqjen e Qeverisë Mustafa-Thaçi.

Në mungesë infrastrukture dhe kushtesh, një grup i shqiptarëve nga Zvicra, megjithatë nga një hapësirë e vogël dhe fillimisht me pak punëtorë, ata kanë arritur që ta kthejnë kompaninë në një investim serioz dhe tani përveç tregut zviceran në Kosovë dhe nga Kosova për kompani të ndryshme bëhen telefonata edhe në Gjermani e Austri.

“Në Ballkan kemi luftuar shumë dhe baruti ka qenë ajo që na ka mbrojtur dhe përcjellë gjithmonë, por tani ne luftojmë me punë”, ka treguar Shala për SRF.

Ajo u diplomua në njërin prej fakulteteve më të mira ekonomike në Evropë St. Gallen, dhe biznesin e saj e ka filluar sa ka qenë studente së bashku me disa kolegë të saj.

Në televizioni publik të Zvicrës ajo vuri në duke se burimet njerëzore janë potenciali më i madh i Kosovës.

Naim Shala, axha i Drenushes, i cili jeton në Fshatin Mushtisht të Suharekës, prejardhja e Drenushes, ku ka qene televizioni zviceran, ka thëne se në Kosovë situata është pa perspektive dhe do të duhej më shumë kujdes nga politika.

“Ne kemi bërë shumë sakrifica për pavarësinë dhe e kemi pritur me shpresë, por nuk jemi të kënaqur me politikën pasi nuk krijon perspektivë”, ka thënë Shala.