Televizioni publik turk përcjell historinë dhe rivalitetin e vëllezërve Xhaka [Video]

Televizioni publik turk përcjell historinë dhe rivalitetin e vëllezërve Xhaka [Video]

Transmetuesi shtetëror turk, posaçërisht kanali televiziv sportiv TRT SPOR, u ka kushtuar një material prej disa minutash vëllezërve Xhaka. Përmes një kronike ekskluzive, turqit rrëfejnë aventurën e ndarë të dy vëllezërve kosovarë në dy kombëtare të ndryshme.

Dy vëllezër që do të derdhin djersë për dy vende të ndryshme. Kështu nis rrëfimi për vëllezërit Xhaka në faqen elektronike të kanalit sportiv.

Tregohet dhe në materialin filmik se të dy lojtarët, Taulant e Granit Xhaka, do të vihen përballë njëri-tjetrit në ndeshjen e dytë të Euro 2016-ës, duke rivalizuar për dy përfaqësuese të ndryshme. Taulanti do të luajë për Shqipërinë, e Graniti për Zvicrën.

Jepet aty historia e jetës së tyre, e si kanë shkuar gjërat gjer në momentin e tanishëm, kur ata do të jenë kundërshtarë për 90 minuta pak ditë më pas.

Më poshtë është materiali i transmetuar që të shtunën në kanalin TRT SPOR. /Insajderi.com