Televizioni i presidentit të PSG-së: Mbappe nuk po transferohet te Parisi

Televizioni i presidentit të PSG-së: Mbappe nuk po transferohet te Parisi

Monaco mohon se ka arritur ndonjë marrëveshje me PSG-në rreth Kylian Mbappes.

E përditshmja franceze “Le Parisien” ka kontaktuar zyrtarë të klubit “Monegasque”, të cilët kanë konfirmuar se nuk ka ndonjë ofertë nga PSG për perlën e re franceze.

Gjithashtu, Bein Sports, kanali televiziv i të cilit është president pronari i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka njoftuar përmes llogarisë në Twitter se PSG nuk ka nënshkruar me Mbappen, shkruan Telegraf.

Shumë media njoftuan se sulmuesi do të transferohet te Paris Saint-Germain pas disa javësh që u përfol për një kalim te Real Madridi.