Televizioni i parë në Afganistan që punëson vetëm gra

Televizioni i parë në Afganistan që punëson vetëm gra

Zan TV është televizioni i parë në Afganistan, i cili do të udhëhiqet nga gratë dhe në të cilin do të punojnë vetëm gra.

Zan në gjuhën arabe do të thotë “grua”.

Ky televizion është i vendosur në Kabul, dhe shënon një lëvizje radikale në këtë vend, ku industria e televizionit udhëhiqet ekskluzivisht nga meshkujt dhe 16 vjet më parë gazetaria madje edhe qasja në edukim për gratë ishte e ndaluar.

“Ne duam që gratë të kenë një rol aktiv në politikë dhe shoqëri. Jemi duke inkurajuar ato që të jetojnë jetë të pavarur jashtë shtëpive të tyre” ka thënë Nasrine Nawa, 26 vjeçare, Kryeredaktore e lajmeve në Zan.

Misioni i Nawa është që të trajnoj gjeneratën e re të gazetareve afgane.

Aktualisht në Zan janë të punësuara 50 gra, gjysma të kualifikuara ndërsa gjysma tjetër duke mësuar profesionin.