Televizioni kanadez shkruan për ngrirjen e Ujëvarës së Mirushës

Televizioni kanadez shkruan për ngrirjen e Ujëvarës së Mirushës

Temperaturat e ulëta në të gjithë Evropën, ka krijuar një pamje të bukur në Kosovë. Ujëvara e Mirushës ka ngrirë nën temperaturat -20.

Kështu e ka përshkruar pamjen e bukur të ujëvarës së Mirushës televizioni kanadez, CTV NEWS.

“Gjatë vizitës së tyre vizitorët thonë se ata janë të mahnitur me pamjen e ujëvarës”, thuhet në një video të përgatitur po nga ky televizion, raporton Insajderi.

“E kam përjetuar dy herë këtë eksperiencë në jetën time”, ka thënë Albin Halili, një banor në atë pjesë të ujëvarës./Insajderi.com