Televizioni gjerman “NDR”: Dua Lipa, e bukura me zë [video]

Në prezantimin që i bën artistes me prejardhjenga Kosova, ky medium shkruan se Dua Lipa është konsideruar si prej artistëve më të shquar të vitit. Në kuadër të këtij shkrimi mund ta ndiqni performancen e plotë të Dua Lipës në Gottingen, shkruan KultPlus

Televizioni gjerman “NDR”: Dua Lipa, e bukura me zë [video]

“E bukura me zë”, kështu e ka quajtur televizioni gjerman NDR këngëtaren Dua Lipa e cila ka marr pjesë në festivalin Soundcheck të mbajtur në Göttingen të Gjermanisë, raporton kultplus, njofton Insajderi.

Në prezantimin që i bën artistes me prejardhjenga Kosova, ky medium shkruan se Dua Lipa është konsideruar si prej artistëve më të shquar të vitit.

Dua Lipa ka rrëmbyer audiencën me zërin e saj duke i bërë të kërcenin së bashku, shkruan NDR duke shtuar se edhe këngëtarja Lipa është shprehur e kënaqur me publikun në Göttingen. Në këtë link mund ta ndiqni performancen e plotë të Dua Lipës në Gottingen www.ndr.de/ndr2/events/soundcheck/Dua-Lipa-Konzertmitschnitt-aus-Goettingen,soundcheck3572.html

arb

Mediumi gjerman thekson se Lipa me këngët e saj në internet, ka tërhequr vëmendjen derisa përkujton se albumi debutues i saj do të dalë vitin e ardhshëm.

Edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa përmes një postimi në Instagram ka thënë se vera e këtij viti ishte më e mira në jetën e saj. Ajo ka theksuar se është gati për turneun e tetorit.

“Ishte argëtuese. E mërzitur që koncertet verore zyrtarisht kanë përfunduar. Vera më e mirë në jetën time. Tani jam gati për turneun e tetorit. Për bileta shikoni në dualipa.com, nëse ka ende për koncertin që e keni afër”, ka shkruar ajo.