‘Telenovela’ britanike që futi në debat Arbana Xharrën me grimerën kosovare

‘Telenovela’ britanike që futi në debat Arbana Xharrën me grimerën kosovare

Mjafton një ngjarje politike, sportive apo edhe ndonjë ceremoni martesore si ajo e ditës së djeshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe kosovarët të fillojnë analizat dhe komentet e tyre prej “ekspertëve”.

“Si u duken princesha dhe princi”, “kush e punoj fustanin e princeshës, sa kushtoi ai”, “ky ishte grimi i ‘thjeshtë’ i princeshës”, ishin disa nga pyetjet e kosovarëve të cilat shkaktuan debat në Kosovë, e që ceremonia e martesës së Princ Harry dhe aktores Meghan Markel arriti të diskutohet deri në institucionet shtetërore të vendit.

Këshilltarja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Arbana Xharra, dha një “këshillë” për vajzat e reja se si duhet të duken ato në ceremoninë e tyre martesore duke përmendur në status edhe grimerën Sellma Kasumoviq.

“Kqyrni çika, bën me u ba nuse edhe pa makeup te Sellma Mos ju nënshtroni mentalitetit provincial. As mos lejoni të tjerët me ju përcaktu “normat e bukurisë”!”, kishte shkruar gjatë ditës së djeshme Xharra.

Ky status i Xharrës bëri që kjo e fundit mos të durohet dhe të reagoj ndaj statusit të ish-gazetares Arbana Xharra.

Në një shkrim të publikuar në rrjetin social “Instagram”, Sellma kishte quajtur Arbanën një krijesë e cila ka ndryshuar pamje rrugës teksa e ka ftuar në studion e saj që “të bëhet femër”.

“Ai momenti kur nje e ashtuquajtur krijese qe ka ndrru pamje rruges, ta përmend emrin per me fitu vota (sepse as familjaret nuk ia njohin arritjet), plus koment dukeshen nga 5 mije km largesi. Duhet me pas guxim per me komentu fshehtesite e makeupit, e posaqerisht te operacioneve plastike. Hajde flasim per politike, atje ku sukseset e tua kane lene gojëhapur Meghanin e Princat ose @arbanaxharra, eja te studio Sellma, te bejme te dukesh femer (per Princeshe ki pune ne klinika)”, kishte shkruar Kasumoviq.

E në ndihmë grimerës Sellma i dolën kolegët e saj e në mesin e reagimeve ishte edhe deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili.

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili po ashtu duke përdorur profilin e saj në Instagram kishte disa fjalë falënderuese për Sellmën, teksa tërthorazi thumbonte Arbana Xharrën.

“Fitimtarët fokusohen në fitore. Dështakët, fokusohen në fitimtarët. Sigurohu që e ‘puthin’ tokën me buzëkuqin e Sellmas të vendosur dhe vazhdo ti mësosh se si ta ndjejnë bukurinë. Të dua, fitimtarja ime Sellma”, shkruan Adelina Ismaili në InstaStory.

Në mbrojtje Sellmës i ka dalë edhe stilisti i njohur, Valdrin Sahiti. Ai ka shkruar me ironi në InstaStory se tani e tutje kritikat për stil dhe veshje ua kanë lënë “politikanëve”, duke iu referuar qasjes së re që Arbana ka tash e një vit si anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Tash e tutje nga sot, përcaktimin e trendeve dhe normave do i kalojme tek disa ‘politikane’ te cilat ne punen e tyre kane arrit sukses te jashtezakonshem”, ishte njëri prej postimeve që Valdrini bëri në Instagram, duke vazhduar më pas me: “Fillimisht duhet te merret pëlqimi i te gjitheve, a jemi per… Duhet te bejme nje hulumtim te vogel ne lidhje me lookun e saj, prezantimet publike dhe bagazhin ne kete sfere”, ka shkruar Valdrin Sahiti.

E i fundit që ka vendosur të reagojë rreth këtij debati virtual është deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili.

Fisniku i cili disa herë ka pasur përballje virtuale me Arbanën, tha se ende nuk e ka të qartë se si Arbana ka marrë guximin të kritikojë dikë për grim, kur ajo vet ka kryer operacion plastik në hundë.

” S’di qysh mundet Arbana Xharra me e kritikue dikon që shpenzon pare për me u dukë ma bukur, kur vet ka shkue e ka ba hundën operacion plastik. S’un i shëron komplekset tua, oj bijo, tuj i përqeshë tjerët, jo. Oh, the irony…”, (sic.), ka shkruar Fisnik Ismaili në Facebook. /Insajderi.com