Telekomi në prag të falimentimit – mësohet shifra e borxhit milionësh

Telekomi në prag të falimentimit – mësohet shifra e borxhit milionësh

Telekomi i Kosovës është në krizë të thellë financiare dhe rrezikon të falimentojë pas 12 muajve.

Për krizën financiare të Telekomit, kryesuesja e Bordit të kësaj kompanie publike Besa Shatri-Berisha, ka njoftuar Kabinetin qeveritar, raporton KTV.

Ajo tha se humbjet për tre muajt e parë të këtij viti janë 4 milionë euro, si rezultat i rënies së të hyrave dhe rritjes së shpenzimeve.

Derisa Telekomi tash për tash i ka mbi 60 milionë euro borxh.

Kryesuesja e Bordit të Telekomit, ka thënë se janë disa arsye që rrezikojnë falimentimin. Ndër to edhe shlyerja e borxhit prej 26 milionë eurove ndaj kompanisë Z-Mobile.

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura për krizën e Telekomit, Haradinaj ka përjashtuar çdo mundësi që Qeveria t’i paguajë borxhet.

Pasuria neto e ndërmarrjes publike, sipas kryesueses së Bordit të Telekomit, është 34 milionë euro.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kabineti qeveritar ka miratuar Planin Aksional për adresimin e problemeve të dala nga Raporti i Progresit për Kosovën. /Insajderi.com

Meqë jeni këtu… 

Shikojeni në këtë link përplasjen në Kuvendin e Turqisë dhe largimin e Erdoganit me truprojë: