“The Telegraph”: Britania, ”qielli” që rinia shqiptare ëndërron

“The Telegraph”: Britania, ”qielli” që rinia shqiptare ëndërron

Gazeta prestigjioze britanike “The Telegraph” përmes një artikulli ngre alarmin për trefishimin e emigrantëve të paligjshëm të kapur në portin britanik, transmeton KJ. “Popullariteti në rritje i një rruge emigrimi spanjolle, ka parë tri herë më shumë emigrantë të paligjshëm të kapur në portet britanike gjatë vitit të kaluar”, shkruan prestigjozia britanike.

Në një artikull mbi krizën e refugjatëve, duke ju referuar të dhënave, gazeta zbulon se gjatë këtij viti janë kapur 1,251 të rijnë në përpjekje për të hipur në tragetet që shkojnë në Portsmouth (port në Angli). Autoritet kanë vërejtur një rritje të numrit, krahasuar me 463 persona që u kapën gjatë gjithë vitit 2016.

Por, “The Telegraph” zbulon se të rinjtë nga Shqipëria në mënyrë të përsëritur i drejtohen portit “Bilbao”, në Spanjën për të mbërritur në Britani. “Një zëdhënës i “Brittany Fierries” tha se shumica e atyre që janë të përfshirë janë të rinj shqiptarë, të cilët “të mirëorganizuar” dhe në mënyrë të përsëritur i drejtohen perimetrit të portit në Bilbao. Jo pak herë mediet britanike kanë zbuluar numrin e lartë të shqiptarëve që endet rrugëve të rrezikshme për të shkuar në Britani. Madje, ato kanë prekur mbi plagën e shoqërisë sonë, për të cilën theksojnë se rinia nuk ka shpresë dhe besim për të ndërtuar një të ardhme në Shqipëri.

Bandat

Kompania e trageteve “Brittany Ferries”, që lundron nga Bilbao (port në Spanjë) për në Portsmouth (port në Angli), ka bërë thirrje që siguria e portit në Spanjë të forcohet për të shtrënguar shkelësit që vazhdimisht përpiqen të hipin në anijet në mënyrë ilegale. Zëdhënësi i kompanisë britanike të trageteve ”Brittany Ferries”, bën me dije se porti në Spanjë, është një objekt tërheqës nga bandat kriminale. “Brittany Ferries” zbuloi 99 emigrantë që u kapën nga stafi në portin e Bilbaos, në dy javët e para të këtij muaji. Zëdhënësi i “Brittany Ferries” shtoi se: “Bilbao mbetet një objektiv tërheqës për bandat kriminale. Në Bilbao, një shkelje e portit trajtohet si një kundërvajtje civile dhe shkelësit thjesht lirion për t’u rikthyer në përpjekjen për të ardhur në Britani”.

Zgjidhja

E për gjetjen e një zgjidhje, “The Telegraph”, shkruan se një zyrtar në Britani është shprehur se duke punuar me partnerët e zbatimit të ligjit në vend dhe jashtë vendit, duhet të përdoret inteligjenca për të mbajtur kufijtë e sigurt. “Ne kemi investuar edhe në teknologji të reja të zbulimit dhe po punojmë me operatorët e porteve për të përmirësuar kontrollimin, shqyrtimin dhe përpunimin e të ardhurve të paautorizuar”.

Këshilltari i Këshillit Bashkiak, Portsmouth Donna Jones tha: “Ne jemi shumë mirënjohës për përpjekjet e bëra nga “Brittany Ferries” dhe Forcat Kufitare për të forcuar sigurinë në portet për të siguruar që njerëzit të mos hynë ilegalisht në Britani. Këshilli ka përgjegjësinë të kujdeset për fëmijët që kërkojnë azil pa pasaportë, në mënyrë që çdo person pa nevojë reale për azil, të mos vendosë një barrë shtesë në burimin tonë tashmë të kufizuara financiare”.(Koha)