“Më telefonove për të ta shkruar gruan veterane” – akuza ndaj kryetarit të Kaçanikut

“Më telefonove për të ta shkruar gruan veterane” – akuza ndaj kryetarit të Kaçanikut

Kandidati i AAK-së për kryetar të Kaçanikut, Hajrush Kurtaj në një debat në RTK ka akuzuar kundërshtarin e tij nga PDK, Besim Ilazin se e kishte thirrur në telefon për ta lutur që t’ia shkruante në listë emrin e gruas së tij.

I menjëhershëm ishte reagimi i Ilazit, i cili ka mbajtur deri më tani pozitën e kryetarit të Kaçanikut,  e që tha se Kurtaj duhet ta dëshmojë këtë telefonatë.

Kujtojmë që Hajrush Kurtaj është edhe kryetar i Shoqatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së në Kaçanik.

Prandaj, akuza kishte edhe nga ana e Besim Ilazit të PDK-së, i cili deklaroi se Kurtaj i ka vënë në listën e veteranëve edhe vëllezërit e fqinjtë e tij.