Telashet që pati Haki Rugova gjatë votimit

Telashet që pati Haki Rugova gjatë votimit

Kandidati i LDK-së Haki Rugova gjatë kryerjes së procesit të votimit e kishte problem ta gjejë derën e vendvotimit.

“Unë pata telashe m’i gjet derën e vendvotimit”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai ka thënë se pret që qytetarët ta kryejnë obligimin e tyre, edhe pse, sipas tij, i vjen keq që atyre iu desh të votonin për të tretën herë.

“Pres një votim të mirë, ashtu qysh dinë qytetarët e Istogut dhe të respektohet vullneti i qytetarëve. Kjo është e rëndësishme edhe për demokracinë por edhe për komunën”, ka thënë tutje Rugova.

“Pak me keqardhje i ftoj qytetarët që të dalin në këto votime. E di që është hera e tretë, dhe shpresoj që votimi të shkojë mirë”, ka shtuar ai./Insajderi.com