Telashet me policinë, Gjykata e dënon futbollistin e Kosovës

Telashet me policinë, Gjykata e dënon futbollistin e Kosovës

Dionis Avdijaj, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës që luan për klubin gjerman Schalke 04, në vitin 2016 ishte dënuar nga Policia gjermane për shkak të përdorimit të telefonit përderisa ishte duke e drejtuar makinën.

Përpos asaj Avdijaj kishte fyer edhe policen në detyrë.

Sipas policisë, Avdijaj u kishte thënë me një ton fyes policisë, “Çfarë bëni me 1000 eurot tuaja mujore – ju jeni qesharak”, njofton gazeta lokale Sport Buzzer.

Për sjelljen e tij të pahijshme Avdijaj është dënuar sot nga Gjykata me 40 orë për shërbim ndaj komunitetit, mirëpo mbajtja e këtyre orëve mund të zgjasë pasi që futbollisti është duke udhëtuar në shtete të tjera gjatë tërë kohës.

Sipas policisë, nuk do të ketë sanksione të mëtejshme në rastin e Avdijajt. /Insajderi.com