Telashet nuk kanë të përfunduar për skuadrën e Arsenal, që rrezikon të mos ketë deri në fund të sezonit sulmuesin kilian Alexis Sanchez.
Ai u dëmtua dje në humbjen 3-1 që “topçinjtë” pësuan në fushën e WBA-së.
Sanchez realizoi golin e barazimit provizor, por më pas u detyrua të dalë nga fusha pas një dëmtimi.
Lajmin e këtij dëmtimi të rëndë e konfirmoi trajneri Arsene Wenger, i cili bëri të ditur se bëhet fjalë për një problem serioz.
“Në pjesën e parë humbëm Petr Cech dhe më pas humbëm edhe Sanchez. Dëmtimi i Alexis ndodhi që në pjesën e parë, shtrëngoi dhëmbët dhe vazhdoi të luante, por më pas ishte e pamundur që të luante më”, ka thënë Wenger, shkruan Telesport.
Trajneri i Arsenalit, tregoi se më shumë problemin e sulmuesit kilian.
“Kyçi i këmbës nuk duket në gjendje të mirë. Do të shohim situatën dhe do të vlerësojmë gjendjen e tij”, është shprehur ai.
Sanchez siç duket nuk do të udhëtojë në vendlindje për të luajtur në ndeshjet e radhës me ekipin kombëtar ndaj Argjentinës dhe Venezuelës.