Tekstet shkollore të Arabisë Saudite në ShBA nxisin radikalizmin

Tekstet shkollore të Arabisë Saudite në ShBA nxisin radikalizmin

Arabia Saudite ka bërë përparim në eliminimin e qëndrimeve armiqësore ndaj besimeve të tjera nga librat shkollorë, por ka ende punë për t’u bërë për t’u siguruar se mësimdhënësit sauditë nuk janë duke promovuar “një version të radikalizuar të Islamit”. Kështu ka konstatuar ish-kongresisti Frank Wolf javën e kaluar, në deklaratën e tij në Nënkomitetin për Terrorizëm.

Për më tepër, Wolf ka shprehur shqetësimin e tij se materialet edukuese të përdorura nga Akademia Islamike në Virgjinian Veriore, institucion që sponsorizohet nga qeveria e Arabisë Saudite, mund të jetë përgjegjëse për nxitjen e terrorizmit. Ai ka përmendur si shembull Ahmet Abu Ali, një ish-student i kësaj shkolle, që aktualisht është në burg për përgatitjen e vrasjes së një ish-presidenti amerikan.

“Derisa është e pamundur të thuhet nëse Abu Ali ka qenë direkt i radikalizuar nga librat e përdorur në Akademinë në fjalë, përdorimi I librave që promovojnë diskriminimin fetar dhe justifikojnë dhunën ndaj jobesimtarëve nuk mund të tolerohet,” ka thënë ai.

Ish-kongresisti ka kritikuar Departamentin e Shtetit që nuk ka takuar Komisionin Ndërkombëtar për Liritë Fetare për të përkthyer ato tekste shkollore të përdorura nga ky institucion. Sipas tij, autoritetet duhet që për cdo vit të shohin nëse komente që nxisin urrejtjen në këto tekste shkollore janë eliminuar.

Tashmë kjo akademi është mbyllur, dhe është zëvendësuar me Akademinë Mbreti Abdullah, që poashtu financohet nga qeveria e Arabisë Saudite. Nuk është dhënë ndonjë informacion publik lidhur me tekstet shkollore që përdoren në këtë shkollë, shkruan Algemeiner.

Gjatë mandatit të tij në kongresin amerikan, Ëolf ka qenë i zëshëm ndaj jotolerancës dhe nxitjes së urrejtjes të promovuar tekstet shkollore të sponsorizuara nga qeveria e Arabisë Saudite./Insajderi.com