100 për qind mes videos së TEB Bankës për futbollistët e Kosovës dhe videos së bi" />

TEB Bank thotë se vetëm është inspiruar nga befasia për ekipin turk

TEB Bank thotë se vetëm është inspiruar nga befasia për ekipin turk

Ngjajshmëria 100 për qind mes videos së TEB Bankës për futbollistët e Kosovës dhe videos së birrës “Efes” për ekipin turk të basketbollit të bërë para katër vitesh, për TEB Bankën është vetëm inspirim.

Në përshkrimin e videos për befasinë ndaj ekipit të Kosovës, thuhet se ata vetëm janë inspiruar nga video për ekipin turk.

“Video është inspiruar nga video reklama të tilla të befasisë dhe sidomos nga ajo e klubit të basketbollit, Anadolu Efes”, thuhet në përshkrimin që banka i ka bërë në fund të videos së edituar.

Por sikurse shihet në këtë video të përgaditur nga Insajderi, këtu bëhet fjalë për kopjim deri në detaje të befasisë së përgaditur nga “Efes”për ekipin turk.

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGOInsajderi%2Fvideos%2F2213859592173192%2F&show_text=0&width=560″/]