Të vogla por praktike: 5 mikro shtëpi që ju mahnisin [foto]

Të vogla por praktike: 5 mikro shtëpi që ju mahnisin [foto]

Mbi 7 miliardë njerëz e quajnë planetin tonë të vogël dhe të kaltër shtëpi. Në cilëndo mënyrë që ta ndash, ky numër është mjaft i madh. Secili ka nevojë për një shtëpi, por, me rritjen e numrit të popullsisë urbane, hapsira është shpërblim.

Mirë se vini në mikro shtëpi.

Këto hapësira të vockla janë përgjigja e arkitekturës ndaj mbipopullimit. Me planifikim të kujdesshëm dhe qasje të zgjidhjes së problemit, si njësi kompakte banimi këto kanë gjithë komfortin i cili kërkohet nga jeta moderne.

Pra, pa bërë më shumë fjalë, këto janë pesë shtëpitë të cilat vërtetojnë që madhësia nuk është gjithmonë më e mira kur vjen te arkitetkura.

ÁPH80 – Spanjë –ÁBATON

Studioja spanjolle e ÁBATON-it, ÁPH80, është një mikro shtëpi portabile e sajuar, e paramenduar si pjesë e një serie të banesave të ngjashme të bëra për dy persona. Madhësia e dyshemesë është vetë 27 metra katrorë – por ka dhomë pritjeje, kuzhinë, banjë (e kompletuar dhe me uj të ngrohtë), dhe një dhomë gjumi dopio.

Nuk ka asgjë shumë të zbukuruar apo komplekse kur sheh planin e brendshëm. Gjeometria e thjeshtë e maksimizon hapësirën e brendshme, duke lejuar banorët të rrinë në komfort.

Brendësia është e punuar me dru bredhi të lyer me ngjyrë të bardhë, dhe i janë vendosur dritare të mëdha, të cilat lejojnë të hyjë drita lirshëm.

Edhe pse e thjeshtë kjo shtëpi është e bukur.

Koda – Estonia – Kodasema

Kodasema e Estonisë mban gjallë tendencën për të ndërtuar mikro shtëpi të lëvizshme. Shtëpitë Koda janë më pak të lëvizshme se sa ÁPH80 – ato nuk mund të transportohen në bagazhin e një kamioni si homologet e tyre spanjolle – por ndërtohen për shtatë orë. Për një shtëpi dy katëshe, kjo nuk është keq.

Me 9 metra kub beton për ndërtim, kjo shtëpi zë 30,3 metra katrorë hapësirë.

Projektuesit e kësaj shtëpie kanë menduar në mënyrë të mençur duke shpërndarë dhomat vertikalisht, dhe jo horizontalisht. Kështu kemi një dhomë pritjeje dhe kuzhinë të madhe, ndërsa lart është dhoma e gjumit dhe dhoma e pastrimit.

Formë kuboidi, por prap e bukur. Përpara kjo shtëpi ka dritare të mëdha, shoqëruar me perde të gjata deri në tokë në mënyrë që të sigurosh pak privatësi.

Kabina Urbane – Amsterdam, Holandë – DUS Architects

Printimi 3D i ka mahnitur shumë profesionistë projektues, përfshirë edhe holandezët e DUS Architects.

Duke përdorur mënyrën më të re të ndërtimit, studioja ka dizajnuar dhe printuar këtë kabinë urbane 8 metra katrorë si pjesë e eksplorimit se si ky lloj ndërtimi mund të sjellë zgjidhje të përkohshme të banimit.

Nuk ka kuzhinë apo banjë, por ky nuk është qëllimi i kabinetit urban 3D. Më shumë është për strehim nga katastrofat, shtëpi për refugjatë, apo skenarë të tjerë ku shtëpitë e përkohshme janë prioritet.

DUS ka përdorur plastikë-bio të qëndrueshme si material kryesor ndërtues, përderisa një sasi e vogël e betonit është përdorur për të ndëruar një dysheme stabile.

Të gjitha materialet e përdorura në ndërtimin e kabinës mund të reciklohen dhe të ripërdoren në projektet e ardhshme ndërtuese.

Nido – Helsinki, Finlandë – Robin Falck

Si dhënien e mundësisë për të ndryshuar hapësirat urbane, mikro-shtëputë përfaqësojnë mënyra të reja për pushime dhe për kabinete në fshatra. Një shembull është shtëpia Nido nga projektuesi finlandez Robin Falck.

Flack ka ndërtuar kësë kabinë me 8,9×11,8 metra katrorë si vend fshehje private për veten, i cili ndodhet pran një liqeni në periferi të Helsinkit.

Nido nga italishtja “foleja e zogjve”, ka marrë vetëm dy javë për tu ndërtuar. Flack ka përdorur dru të qëndrueshëm për të ndërtuar kabinën e tij të rehatshme, e cila vjen me një ballkon për shoqërizim dhe relaksim.

Mbrenda, shtëpia është e ndarë në dy kate, me pjesën lart për fjetje dhe poshtë një dhomë pritjeje dhe një kuzhinë e vogël. Në mënyrë që të maksimizosh dritën natyrale, Flack ka lënë njërën pjesë të pjerrët dhe të kthyer nga dielli duke i vendosur edhe një dritare të madhe.

Streha e Drurit – Bruges, Belgjikë – Michiel De Backer + Jakub Senkowski + Martin Mikovčák

Studentët e arkitekturës, Michiel de Backer, Jakub Senkowski dhe Martin Mikovčák, bënë bashk talentet e tyre për të “rimenduar mënyrënse si njerëzit jetojnë jetët e tyre të shpejta dhe stresuese”.

Streha prej druri ishte zgjidhja e tyre; një mikro-shtëpi me dizajn minimalist dhe qasje me pak teknologji.

Streha prej druri, sipas dizajnit, jep një vend në botë për të jetuar në mënyrën e vjetër.

Muret mund të shpalosen në mënyrë që të kesh qasje në natyrë. Përsëri, një dritare e madhe fton dritën natyrale, këtë radhë në dhomën e fjetjës njëri mur është i tëri dritare.

Kjo strehë është ndërtuat e tëra nga druri përveç pjesës ku është stufa (ku kjo do të ishte e rrezikshme).

Edhe mobiliet janë ndërtuar nga i njëjti dru. Kjo shtëpi ofron një zgjidhje për ata që kërkojnë një shtëpi unikepushimi. /Insajderi.com