Të shtënat me armë në Prishtinë ia dëmtojnë xhamin një qytetari

Të shtëna me armët në lagjën "Mati 1" në Prishtinë i kanë thyer xhamat e garazhës një qytetari të asaj lagjeje, i cili ka lajmëruar policinë.

Të shtënat me armë në Prishtinë ia dëmtojnë xhamin një qytetari

Të shtënat kanë ardhur nga një veturë e cila ka tentuar të godasë një veturë tjetër. Policia në vend të ngjarjes ka gjetur tri gëzhoja të plumbave.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në garazhin e tij ka vërejtur një veturë nga e cila një i dyshuar i panjohur ka shtënë me arme zjarri ne drejtim te një veture tjetër me ç’rast i është dëmtuar një xham i garazhit. Ne vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja. Nuk raportohet për te lënduar”, sqarohet rasti në raportin policor. /Insajderi.com