Të shtëna edhe në një shkollë në ShBA, ka viktima

Të shtëna edhe në një shkollë në ShBA, ka viktima

Në shkollën e mesme “Great Mills” në Merilend ka ardhur deri te të shtënat me armë zjarri, transmetojnë mediet amerikane.

“Fox” pretendon se ka të lënduar, si dhe që është duke u zhvilluar aksioni policor. Shkolla është e mbyllur, ndërsa policia i ka këshilluar prindërit që të mos vijnë në vendin e ngjarjes. Reporteri i NBC ka pretenduar se “një numër i madh i njerëzve është i lënduar”, transmeton Insajderi.com.

Jonthan Frizzy, nxënësi i shkollës, i ka thënë CNN-it se ishte i kyçur në shkollë në momentin kur policia kishte hyrë në klasë nëpër dritare, dhe më pas ai me shokët e klasës janë nxjerrë jashtë të sigurt.

“Ende jam duke u dridhur”, ka thënë ai.

Një nxënës anonim, deklaratën e të cilit transmetojnë mediet, ka thënë se janë lënduar shtatë persona ndërsa njëri është vrarë.

Disa burime kanë pretenduar se në të shtënat janë vrarë tre persona, por ende nuk ka konfirmim zyrtar mbi numrin e viktimave.

Shkolla “Great Mills” është 90 kilometra larg Uashingtonit dhe aty mësojnë rreth 1.600 nxënës.

Siç pretendon CNN, prej fillimit të vitit në SHBA kanë ndodhur 16 sulme me armë zjarri nëpër shkolla. I fundit  ishte kah mesi i shkurtit në shkollën e mesme Stounman Dagllas në Floridë kur janë vrarë 17 persona. Sulmuesi, ish nxënës i asaj shkolle, Nicolas de Jesus Cruz (19) është arrestuar një orë pas të shtënave./Insajderi.com.