Të shtëna me armë në Bruksel, dy të plagosur

Të shtëna me armë në Bruksel, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat që ndodhën në qendër të Brukselit ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorëve.

Ilse Van de Keere, një zëdhënëse e departamentit të policisë të komunës së Ilexelles në Bruksel, tha për Sputnik: “Këtë paradite policia reagoi ndaj të shtënave me armë zjarri në rrugën Croix de Fer. Dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në spital. Autorët të cilët mund të kenë qenë pesë ose gjashtë, janë larguar nga vendngjarja. Hetimet kanë nisur, policia po kërkon të dyshuarit”.

Sipas saj, prokurorët po hetojnë çështjen dhe është ende herët për të folur mbi motivet e krimit.

Aktualisht është duke u zhvilluar një e dielë tradicionale pa makina, që do të thotë se nga ora 9.30 deri në orën 19.00, lëvizja e automjeteve është e ndaluar në kryeqytetin belg, përveç shërbimeve të emergjencës.