Të shtëna me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë në Prishtinë

Festivali i birrës në Prishtinë, “Beerfest” ka terrorizuar Prishtinën natën e së premtes, raporton Insajderi.

Insajderi ndodhet në terren dhe ka mësuar se një person ka shtënë me armë gjatë festivalit, ku ishin të mbledhur mijëra qytetarë.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes, ka përshkruar ngjarjen duke thënë se një person ka gjuajtur “pesë deri në gjashtë herë”, raporton Insajderi.