Të shtëna me armë në Gjilan – plagoset një person

Të shtëna me armë në Gjilan – plagoset një person

Një incident me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në pasditen e së dielës, në qytetin e Gjilanit.

Të shtënat janë shkaktuar pikërisht në qendër të qytetit, më saktësisht tek lagja ‘Dardania’, bën të ditur Indeksonline.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se ka pasur të shtëna me armë në këtë lagje, në afërsi të një lokali, shkruan Express.

Sipas tij, i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të lokalit, me ç’rast është plagosur një person.

Hashani ka treguar se i plagosuri është dërguar në Qendrën Emergjente dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Gjithashtu bëhet e ditur se i dyshuari është i njohur për Policinë, por që është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe se Policia është në kërkim të tij.