Të shtëna me armë afër objektit të Prokurorisë së Shtetit në Prishtinë

Të shtëna me armë afër objektit të Prokurorisë së Shtetit në Prishtinë

Disa minuta para orës 12, në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, që ndodhet afër Prokurorisë së Shtetit dhe New Born-it, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri.

Incidenti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Ky është incidenti i dytë me armë që ndodh në qendër të Prishtinës në disa ditët e fundit.